LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Sektori i Teknologjisë së Informacionit prioritet i Qeverisë

Stavileci: Sektori i Teknologjisë së Informacionit prioritet i Qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që në mënyrë të veçantë t’a trajtojë sektorin e Teknologjisë Informative, duke e vendosur kështu si njërën nga fushat me prioritet, kështu ka deklaruar Ministri i Zhvilimit Ekonomik Blerand Stavileci në takimin e radhës së Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative.

Më tej ministri Stavileci para të pranishmëve është zotuar se do të vazhdoj me përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative, duke kërkuar njëkohësisht edhe gatishmërinë e sektorit privat, atë të Akademisë si dhe palëve tjera të interesit.

Ndryshe, në takim u elaboruan zhvillimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë,përfshirë modalitetet e organizimit të këtij Komiteti Drejtues dhe krijimin e një Task Forcave respektive për zbatimin e shtyllave të Strategjisë së TI-së.


Nga të parishmit Strategjia e Teknologjisë së Informacionit është potencua si mundësi e vetme, potencial për zhvillim ekonomik dhe përshpejtim i rritjes së eksporteve të shërbimeve në fushën e TIK-ut, duke zhvilluar kapacitetet njerëzore në pajtim me nevojat e firmave të krijuara që do të krijoheshin në të ardhmen nga ku do të promovohej më shumë fusha e TIK-ut.

Ndryshe, Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative është produkt i një pune të gjatë dhe angazhimi i të gjithë anëtarëve të grupit punues, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare (MZHE, MTI-KIESA, MAP-ASHI, MASHT, etj), Shoqata të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikuese të Kosovës – STIKK, sektori privat dhe përfaqësues nga Akademia (UP, Universum, UBT, Riinvest,etj)

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Peci kritikon sistemin e drejtësisë për pronën e shtetit në Ulpianë - kërkon hetim për ish-ministriat e Bujqësisë

Ekonomi
Kalo në kategori