Një delegacion i lartë i Qeverisë së Kosovës, i udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa, pjesë e të cilit është edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mori pjesë në Forumin për Investime dhe Tregti Kosovë, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u mbajt në Londër.
Qëllimi i Forumit ishte prezantimi i mundësive për investime që ofron Kosova për investitorët britanikë dhe vendeve tjera. Kjo ngjarje në fokus ka sektorët kryesorë të ekonomisë kosovare si: infrastruktura, energjia, shërbimet financiare dhe TIK-un, si një mundësi e mirë për pjesëmarrësit që të diskutojnë me zyrtarë të lartë të Qeverisë për fushat respektive.
Në këtë Forum, përveç ministrave të resorëve të ekonomisë të Kosovës, morën pjesë edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Cherie Blair Zëvendës Kryesuese e Këshillit Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave të Biznesit, Developing Markets Associates (DMA), kompani vendore dhe të huaja që operojnë në Kosovë dhe përfaqësues të biznesit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, në prezantimin e tij para të pranishmëve është ndalur te fushat strategjike për zhvillimin e vendit si; Energjia, Minierat dhe Teknologjia Informative.
Stavileci tha me këtë rast se Qeveria e konsideron TIK si një sektor të rëndësisë së veçantë për zhvillim të qëndrueshëm, duke pasur parasysh se 34% e popullatës është nën moshën 18 vjeçare. Ai tha se zhvillimi i TIK është prioritet kyç i të gjitha dokumenteve strategjike të Kosovës, ndërsa përmendi projektet që po realizohen për zgjerimin e infrastrukturës digjitale.
Duke folur për mundësitë për investime në sektorin e energjisë, Stavileci u fokusua te Projekti i TC Kosova e Re, si projekti më i madh i këtij sektori, pastaj projektet për zgjerimin e ngrohjes në Kosovë, me zbatimin e sistemeve të ngrohjeve qendrore në komunat me potencial të ngrohjes dhe instalimi i infrastrukturës së re për furnizimin me ujë të ngrohtë të amvisërive në Prishtinë nga Termokos, me çka do të ulej konsumi i energjisë, emetimet e CO2, rritet efiçienca e energjisë.
Kreu i MZHE-së, shfrytëzoi këtë forum për të prezantuar edhe mundësitë për investime në sektorin minerar, duke përmendur këtu zonat minerare me interes të veçantë dhe miratimin e Ligjit për Trepçën, i cili i hapë mundësitë për investime në këtë kompani.
Stavileci tha se është e nevojshme të realizohen hulumtimet gjeologjike në të gjitha zonat e interesit, si parakusht i sigurimit të një pasqyre reale të resurseve metalore dhe energjetike, krijimi i një baze të të dhënave, promovimi i investimeve në sektor dhe tërheqja e investimeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një traditë e bukur e festës së librit – Bookfest po rikthehet!
Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi drejt bërjes realitet të integrimit ekonomik rajonal
Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa” të Czesław Miłosz-it
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?