Statistikat e faqes së specializuar Opta tregojnë se Karim Benzema ndaloi pasimet te shoku i skuadrës së Real Madridit, Vinicius Jr, pas pjesës së parë në përplasjen e tyre me Borussia Monchengladbach.
Real Madridi ishte në formë të dobët duke mbyllur pjesën e parë me disavantazh 0-1 ndaj Gladbach falë dy golave nga Marcus Thuram.
Sidoqoftë, golat e vonshëm nga Benzema dhe Casemiro shpëtuan Reali duke marrë të paktën një barazim, pas humbjes shokuese në shtëpi ndaj Shakhtar Donetsk në ndeshjen e kaluar.
Kundër Gladbach, kamerat filmuan një bisedë midis Benzema dhe Mendy në tunelin e stadiumit, ku sulmuesi është kapur duke i thënë mbrojtësit në frëngjisht që të mos pasojë topin tek Vinicius Jr, i cili është vetëm pak metra larg bisedës.
“Ai bën atë që dëshiron. Mos luaj me të, vëlla. Ai luan kundër nesh”, thuhet t’i ketë thënë Benzema, Mendyt për Viniciusin.
Karim Benzema tells Ferland Mendy not to pass to Vinicius Jr at half-time during last night’s game between Gladbach & Real Madrid: “Brother don’t play to him. On my mother’s life. He is playing against us.” pic.twitter.com/zmpciQRgAV
— Get French Football News (@GFFN) October 28, 2020
Pas këtyre akuzave, faqja e specializuar e statistikave Opta, ka publikuar një statistikë nëse kanë ndikuar fjalët e Benzemas në bashkëveprimet me brazilianin.
Sipas Opta, Benzema nuk kishte asnjë pasim në drejtim të Vinicius Jr në pjesën e dytë, ndërsa gjatë të parës kishte tri pasime. /Telegrafi/
0 – Karim Benzema didn't pass a single ball to Vinicius Jr in the second half in the Champions League game vs Borussia Mönchengladbach (three in the first half). Distance. pic.twitter.com/OJ52Qh2Qym
— OptaJose (@OptaJose) October 28, 2020