Fizioterapeuti Fernando dhe Jose Luiz Runco fizioterapeuti i kombëtares së Brazilit, kanë punuar bashkë që një kohë me Neymarin për t’u siguruar se ai është fizikisht i përgatitur deri në maksimum. Fernando beson se sulmuesi brazilian është i privilegjuar me fizikus të mirë edhe pse është i lehtë(60kg) dhe i shkurtër (174 cm).

“Neymar është i tëri me fibra gjenetikë. Ai është vërtetë një lojtar i privilegjuar”, citohet të ketë thënë Fernando për Mundo Deportivo.


Që nga viti 2009, 21-vjeçari i ka luajtur 277 ndeshje për Santosin dhe Brazilin dhe i është dashur vëzhgim i afërt mjekësor për ta zvogëluar rrezikun e lëndimeve për shkak të kërkesës së madhe të angazhimit në tërë këto ndeshje.

Sidoqoftë, kjo nuk e ka ndalur atë që të bëhet një atlet eksploziv. Shpejtësia e tij më e lartë në e regjistruar së fundmi në ndeshjen kundër Sao Paolos ishte 34.7 km/h.

Si krahasim, shpejtësia më e madhe e një futbollisti që është regjistruar ka qenë e Cristiano Ronaldos në vitin 2011, kur ai arriti shpejtësinë 39.2 km/h. Thierry Henry është i dyti, me një fraksion më pak se 39.2 km/h në 1998, ndërsa Arjen Robben e arriti shpejtësinë 37.8 km/h në 2012-ten.

Rekordmeni botëror në 100m, Usain Bolt, është njeriu më i shpejtë në botë që ka arritur shpejtësinë 44 km/h. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app