Atletico Madridi ka ditur të bëjë portierë të mirë, kjo edhe falë lojës së fuqishme defensive që bën.

Kështu po ndodh edhe me portierin aktual, Jan Oblak, i cili është pjesë e Los Rojiblancos që nga viti 2014.


Skuadra spanjolle zhvilloi edhe një tjetër ndeshje pa pranuar gol duke fituar me rezultat 1-0 në udhëtim te FC Rostov.

Të luajtura: 14. Pa pranuar gol: 10. Të luajtura: 14. Pa pranuar gol: 10.

Kjo ishte përballja e 10-të e portierit slloven që nuk pranon gol, nga 14 ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon, për klubin dhe përfaqësuesen e Sllovenisë.

Ky ishte triumfi i tretë i Atletico Madridit në Grupin D, ku e mban kreun me nëntë pikë, tri më shumë se Bayern Munichu që është i dyti. /Telegrafi/

telegrafi sport app