Sot, të gjithë sytë e futbolldashësve do të shikojnë kah “Old Trafford”. Për 90-të minuta bota ndalet pasi që miliona njerëz do të jenë nën ethet e kësaj ndeshje të madhe. Manchester United do të mirëpres Liverpoolin në klasiken e futbollit anglez.
Vendi: Manchester, Old Trafford
Koha: 10 mars (e diele), 13:30

Lajmet rreth ekipeve
Manchester United
Jose Mourinho ka konfirmuar se Marouane Fellainin do ta ketë në dispozicion pas më shumë se një muaj shkaku i lëndimit të gjurit. Por, menaxheri i Manchester Unitedit nuk dihet nëse do të startoj me belgun kundër Liverpoolit.
Ander Herrera, Marcos Rojo, Daley Blind dhe Phil Jones mbeten të përjashtuar nga skuadra, ndërsa Anthony Martial është një dyshim pas një paraqitje të dobët në fitoren 3-2 ndaj Crystal Palacet.
Eric Bailly mund të jetë në formacionin bazë që nga nëntori pasi trajneri portugez ishte ankuar të hënën në Victor Lindelofin dhe Chris Smallingun. Luke Shaw mund të filloj para Ashley Youngut në krahun e majtë të mbrojtjes.
Jesse Lingard, Juan Mata dhe Marcus Rashford do luftojnë për një vend në sulm nëse Mourinho vazhdon me formacionin 4-3-3 kundër Liverpoolit.

Liverpool
Andrew Robertson nuk luajti në barazimin pa gola kundër Portos të martën në mbrëmje dhe mbetet në dyshim për ndeshjen me Manchester Unitedin.
Jordan Henderson pësoi një lëndim të vogël në mesjavë, por Jurgen Klopp është optimist se do të jetë në gjendje të paraqitet këtë fundjavë.
Virgil van Dijk, Trent Alexander-Arnold, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Mohamed Salah do të kthehen në formacionin bazë në Old Trafford pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku qëndruan në stol.
Georginio Wijnaldum dhe Nathaniel Clyne nuk janë të përgatitur qind për qind dhe nuk dihet nëse do të jenë nën urdhrat e gjermanit.
Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?
A e dini se…?
Man Utd ka fituar 12 nga 15 ndeshjet e fundit të tyre kur kanë luajtur si vendas (Premier League).
Man Utd kanë barazuar në katër ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Liverpool ka fituar tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit (Premier League).
Man Utd ka ka shënuar dy gola e më pak në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.
Liverpooli ka shënuar të paktën dy gola në 11 nga 12 ndeshjet e fundit (Premier League).
United ka shënuar së paku dy gola në tre ndeshjet e fundit si vendas (Premier League).
Liverpooli është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Man Utd në të gjitha garat.
Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 29 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme
Analizë
Fituesi i kësaj ndeshje mund të vendos edhe se kush do të përfundon në vendin e dytë në Ligën Premier.
Manchester United janë dy pikë përpara Liverpoolit, ku ky i fundit është i pamposhtur në shtatë ndeshje në të gjitha garat dhe në pesë prej këtyre ndeshjeve, nuk ka pësuar gol.
Momenti është në anën e Jurgen Kloppit para takimit të së shtunës dhe do të dëshirojë të përmirësojë rekordin kundër Unitedit, pasi ka fituar vetëm një nga gjashtë takimet e mëparshme kundër Djajve të Kuq.
Mourinho nuk ka arritur të fitojë në pesë ndeshjet e fundit kundër Reds dhe një pikë do të jetë e mjaftueshme për të qëndruar në vendin e dytë të ligës elitare angleze.
Parashikim: Manchester United 2-1 Liverpool
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?