LAJMI I FUNDIT:

Starbucks po bojkotohet shkaku i luftës në Gaza – shuan 2000 vende të punës në Lindjen e Mesme

Starbucks po bojkotohet shkaku i luftës në Gaza – shuan 2000 vende të punës në Lindjen e Mesme

Operatori i Starbucks në Lindjen e Mesme po planifikon t’i largojë 2000 punëtorë pasi biznesi po bojkotet shkaku i luftës në Gaza.

Shkurtimet filluan të dielën në gjigantin e shitjes me pakicë të Gjirit, Al Shaya Group, i cili zotëron të drejtat për të operuar me Starbucks-un në rajon dhe janë ekuivalente me 4 për qind të fuqisë totale të punës.

Bojkotet kanë shkaktuar vështirësi tregtare për kompaninë, tha një nga burimet e reuters.


E themeluar në vitin 1890 në Kuvajt, Al Shaya ka 2000 kafene Starbucks në 13 vende në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Azinë Qendrore, raporton skynews.

Konsumatorët e këtyre vendeve po kërkojnë nga Starbucksi të marrin qëndrim ndaj luftës.

Në muajin tetor, kompania tha se ishte një organizatë jopolitike. Në janar, ajo tha se lufta e dëmtoi biznesin në rajon duke treguar se ka punuar me humbje në tre muajt e fundit të viti 2023.

Al Shaya njoftoi të njëjtin muaj se po zvogëlonte operacionet në Egjipt për shkak të problemeve të vazhdueshme ekonomike duke përfshirë zhvlerësimet e shumta të monedhës dhe inflacionin rekord. /Telegrafi/