LAJMI I FUNDIT:

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data

Një ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka folur lidhur me atë pse Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarr masa ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, që ka ndodhur më 24 shtator 2023, duke thënë se Kosova nuk ka dorëzuar në BE një raport të hetimeve për këtë sulm.

E pas kësaj ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian Peter Stano, duke ia numëruar të gjitha raportimet që janë bërë, madje edhe me data.

Ai në një postim në Twitter ka prezantuar në mënyrë kronologjike të gjitha raportimet që i janë dërguar BE-së.


Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
Lexo po ashtu Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar

Më poshtë mund t’i lexoni raportimet që Bajrami thotë se i janë dërguar BE-së:

Sulm terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë. Ambasada e Kosovës në Bruksel ka njoftuar zyrtarisht BE-në (dhe Shtetet Anëtare) përmes disa dokumenteve:

24 shtator 2023, informacion urgjent mbi sulmin terrorist (2 f.)

26 shtator 2023, informacioni fillestar (12 f.)

28 shtator 2023, informacion faktik (10 f.)

Më 9 tetor 2023, një kopje fizike e Gjetjeve Paraprake (46 pp) iu dorëzua delegacionit të EEAS

10 tetor 2023, gjetjet u shpërndanë në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s

20 tetor, Raporti Preliminar iu dërgua BE-së, NATO-s dhe të gjitha shteteve të tyre anëtare

Gjatë muajit dhjetor 2023, gjatë periudhës janar-shkurt 2024, u ndanë versionet e përditësuara të raportit

“Informacionet e përfshira në këto dokumente janë faktike, të vërtetuara dhe bindëse përtej dyshimit të arsyeshëm”, shkruan Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Vdekja e dy vajzave në aksidentin në Ranillug, Kurti shkon për ngushëllime te familjet Basha dhe Thaqi

Lajme
Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Qytetarë të shumtë bëjnë homazhe për Haxhi Thaçin

Lajme
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Marrëveshja Kosovë, Shqipëri e Kroaci - Maqedonci: Nuk është kërcënim, por mesazh për ata që kërcënojnë rajonin

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Kalo në kategori