Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka folur për referencën lidhur me marrëveshjen Serbi-Kosovë, ku thuhet se nëse ndonjë nga palët pengon dialogun atëherë ndërmjetësuesi i BE-së mund të përfundojë procesin.
Stano tha se natyra e BE është të fokusohet tek rezultati dhe jo tek dështimi.
Zëdhënësi i BE-së, në një intervistë për “Abcnews.al” konfirmoi se drejtuesi i lartë i BE ka ftuar në Bruksel për ndërmjetësimin e negociatave kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Stano ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, ku ka një referencë ku thuhet: “Në rast pengimi të dialogut nga secila palë, ndërmjetësuesi i BE-së mund të përfundojë procesin” dhe ka folur për pasojat konkrete për të dyja palët në rast se ndërmjetësuesi i BE-së do t’i duhej t’i jepte fund procesit.
“Natyra e Bashkimit Evropian është të fokusohet te rezultatet, të fokusohet te suksesi dhe jo dështimi. Është e rëndësishme të cilësohet se çfarë mund të ndodhë në rast dështimi, por do të ishte më mirë të mos spekulohej lidhur me mundësinë për të braktisur apo për t’i dhënë fund procesit. Sidomos pas marrëveshjes së arritur këtë javë, ne kemi një momentum. Kjo marrëveshje hap vërtet rrugën drejt punës vendimtare për të ecur përpara me procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Te kjo po fokusohemi dhe presim që të dyja palët të punojnë në këtë drejtim dhe të gjejnë zgjidhje evropiane me një mënyrë evropiane”.
Ai ka folur edhe për një datë të takimit Kosovë-Serbi të nivelit të lartë.
“Datat për takimi të niveli të lartë në Bruksel aranzhohen pak para se të mbahet takimi, thjesht për çështje që logjistike. Ne duhet të kemi çdo gjë në rregull, që do të thotë edhe konfirmimin e palëve, nëse ata mund të vijnë në një datë dhe orë të caktuar. Për ne nuk është e rëndësishme, që të spekulojmë me datat para kohe. Është e rëndësishme që t’i kemi ata në Bruksel, që të kemi konfirmimin e tyre për ardhjen në Bruksel në të njëjtën ditë dhe për të njëjtën agjendë, duke shpresuar që të ketë rezultate. Por përfaqësuesi i lartë i BE-së ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në ditët që vijnë. Shpresoj, që ata do të mund të vijnë, kështu që të mund të vazhdojmë në frymën pozitive që u arrit këtë javë dhe të shfrytëzojnë këtë momentum për të ecur përpara. Kjo nuk bëhet për Bashkimin Evropian, por për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, për fillimin e ndalimit të përshkallëzimit të situatës dhe përfitimin nga perspektiva evropiane”, tha Stano.
Ai gjithashtu ka folur për urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe mundësinë që ajo të arrihet në mars të vitit 2023.
“Kur flasim për urgjencë; dita e djeshme duket tashmë tepër vonë, sepse kjo situatë vazhdon më shumë se prej 10 vjetësh dhe kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të përcaktojmë afate artificiale, ne po ndihmojmë palët, pasi janë palët që vendosin se kur do të jenë gati të arrijnë datën përfundimtare për arritën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe për të ecur përpara. Për të ecur përpara nga metoda e menaxhimit permanent të krizës te metoda e pajtimit. Nuk jemi ne që përcaktojmë afatet. Afatet janë krejtësisht në duart e palëve, në përfitimin e qytetarëve të tyre dhe Bashkimi Evropian do të bëjë çdo gjë që mundet që palët të gjejnë kompromisin. Por u takon palëve që të gjejnë kurajon për të arritur në kompromiset e nevojshme me frymën evropiane”, tha Stano. /Abcnews/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker