Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) thanë se në dhjetë vitet e fundit, dialogu midis Serbisë dhe Kosovës krijoi dallime reale në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve për Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu thonë se ishte koha për të shkuar më tej dhe të përfundojë ky proces.
“Pas 10 vjetësh vërtetë është koha për të ecur përpara dhe për të lëvizur suksesshëm procesin. Kjo është arsyeja pse ne jemi duke punuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet anëtare të BE presin që dialogu të vazhdojë së shpejti dhe se palët do të angazhohen seriozisht në atë proces dhe do ta çojnë me sukses drejt fundit, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, transmeton Telegrafi.
Siç raporton REL, Stano iu referua vizitës së javës së kaluar të përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd, ku ai përcolli pritjet e institucioneve evropiane për vazhdimin e dialogut sa më shpejt të jetë e mundur.
Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e përmes BE-së, filloi zyrtarisht në 8 Mars 2011. Kishte të bënte me aspektin teknik, që duhej të lehtësonte jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë dhe Serbi.
Më shumë se një vit më vonë, në tetor 2012, dialogu u ngrit në nivelin politik dhe u drejtua fillimisht nga kryeministrat dhe më pas nga presidentët e vendeve. Më shumë se 20 marrëveshje janë arritur, kurse shumë prej tyre nuk janë zbatuar kurrë.
Vërejtja më serioze ka të bëjë me mos zbatimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.
Në raundin tjetër të bisedimeve, në nivelin më të lartë politik, pala e Kosovës duhet të përfaqësohet nga Albin Kurti, i cili pritet të emërohet kryeministër pas fitores bindëse në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano theksoi se nga udhëheqësit politikë në rajon, duke përfshirë institucionet e ardhshme në Prishtinë, pritet të punojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe marrëdhëniet konstruktive të fqinjësisë së mirë.
“Ajo që ne presim është bashkëpunimi më i mirë në rajon dhe intensifikimi i proceseve të reformës së brendshme”, tha Stano.
Zëdhënësi i BE-së gjithashtu konfirmoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është një çështje e mbyllur kaherë.
“Qëllimi kryesor i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme që mbështet stabilitetin rajonal dhe është e pranueshme për të dy palët në proces dhe në përputhje me parimet e BE”, tha Stano, duke shtuar se “të dy palët [Kosova dhe Serbia] e dinë se çfarë është e realizueshme dhe çfarë nuk është”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSM kërkon rritjen e pagës minimale, Mickoski: Paratë për kontribute shtesë që do t’i paguante Qeveria nuk janë paraparë në buxhet

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi