Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një reagim ndaj mediave serbe të cilat kanë shkruar rreth vizitës së djalit të tij, përkatësisht rreth pjesëmarrjes së djalit të tij Danilo, në një ceremoni antikushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Vuçiq, përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar – me rastin e shkrimit të mediumit serb Danas – se “sulmet më të neveritshme kanë nisur jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj fëmijës së tij”, përcjell Telegrafi.
Në lidhje me shkrimin “… As Stalini dhe as Tito nuk kanë bërë kurrë atë që bëri Vuçiq” të mediumit serb, ai ka publikuar një fotografi me djalin e tij.
“Ne bëmë një foto dy ditë më parë”, ka shkruar Vuçiq dhe ka shtuar se “menjëherë pas kësaj kanë filluar sulmet më të neveritshme jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj fëmijës, sepse ai shkoi në festën e Ditës së Republikës Srpska në Banja Lluka dhe Sarajevë”.
View this post on Instagram
Ai shtoi se “mediat në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë gënjejnë njëlloj, se ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar të Serbisë”, dhe se sipas tij, “shkuarja në të dyja vendet ishte vetëm dëshira e Danilos dhe asgjë më shumë”.
“Meqë ra fjala, si baba, jam krenar që dashuria e djalit tim të madh për RS-në dhe popullin tonë në Kosovë është më e rëndësishme se të gjitha gjërat e tjera dhe shpresoj se kam kontribuar të paktën sadopak duke e rritur në një frymë të tillë. Tani, shkruani atë që dëshironi. Rroftë Srpska, rroftë Serbia”, ka shkruar në pjesën e fundit, presidenti i Serbisë.
Reagimi i tij vjen pasi media të ndryshme në Serbi dhe rajon kanë raportuar se djali i tij, Danilo, i cili nuk ka një pozicion zyrtar, ishte ndër “të ftuarit e nderit” në të ashtuquajturën “festë të Ditës së Republikës Srpska” në Sarajevë.
Срећан Дан Републике Српске, драги грађани.
Ово је Република Српска, република мира, која никоме не пријети, која жели слободу. У Републику Српску је добродошао свако ко је за мир.
Поносан сам што могу да свједочим о Републици која је прошла кроз тежак период. pic.twitter.com/PDDB3UBwRM— Милорад Додик (@MiloradDodik) January 9, 2023
Bëhet fjalë për një festë e cila është shpallur jokushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Madje, siç shkruante Istraga.ba, Danilo Vuçiq, shoqërohej nga pesë pjesëtarë të armatosur të MPB-së së Serbisë.
Ambasada Srbije u Sarajevu službeno je najavila da će Danilo Vučić, sin srbijanskog predsjednika Aleksandra Vučića, posjetiti Bosnu i Hercegovinu. Vučića mlađeg su pratila petorica naoružanih pripadnika MUP-a Srbije pic.twitter.com/h3Ix6oP8jR
— Istraga.ba (@IstragaB) January 10, 2023
Ndryshe, raportojnë mediat e rajonit, Aleksandar Vuçiq ka qenë vetëm një herë për të festuar “Ditën e Republikës Srpska”, dhe atë në vitin 2016, kur u festua për herë të parë.
Dhe këtë vit atje nuk ka shkuar as kryeministrja Ana Brnabiq, e cila ka marrë pjesë në vitet e kaluara. Sidoqoftë, atje ishin shefi i diplomacisë Ivica Daçiq dhe ministra të tjerë të Serbisë.
Ndërkohë lidhur me këtë festë, gjatë ditës së hënë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje dhe Hercegovinë.
“… vendimi i (Milorad) Dodik për të festuar 9 janarin është i paligjshëm. Ai shkel vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës sipas të cilit festimi është antikushtetues”, citohet të ketë thënë më tej ambasada amerikane.
Ata kanë përkujtuar se neni 3 i Marrëveshjes së Dejtonit është i qartë dhe se Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimet e institucioneve të Bosnjë-Hercegovinës, përfshirë vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht nëse i pëlqejnë apo jo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hiqet kërkesa për vaksinën COVID-19 për emigrantët që kërkojnë qëndrim në SHBA
Ndotja e ajrit që po merr jetë, historia e trishtë e minatorit nga Obiliqi
Duke u hedhur nga një tren në Indi për shkak të thashethemeve për një zjarr, pasagjerët u përplasën nga një tjetër – 13 të vdekur
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi
Çfarë po ndodh në Kaliforni? Shpërthen përsëri zjarri, autoritetet kërkojnë evakuim të menjëhershëm
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Arabia Saudite njofton 576 miliardë euro investime në SHBA gjatë mandatit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar