V. G. Krivicki, ish-agjenti i fshehtë i Josif Stalinit vijon të jetë një nga personazhet më interesantë në rrëfimet që ka lënë pas mbi raportin mes Gjermanisë dhe Rusisë. V.G Krivicki jep një raport tjetër nga ai që njohim mes Adolf Hitlerit dhe Stalinit. Në kujtimet e lëna pas, ai ka treguar për spastrimet e mundshme të Hitlerit dhe efektet e tij mbi politikën e jashtme dovjetike.
”Natën e 30 qershorit 1934, kur Hitleri shpërtheu të parin spastrim të përgjakshëm dhe kur ky spastrim vazhdonte ende, Stalini thirri një sesion të jashtëzakonshëm të Byrosë Politike në Kremlin. Madje, përpara se lajmi për spastrimin e Hitlerit të bëhej i njohur në botën e gjerë, Stalini kishte vendosur për lëvizjen e tij të përgjigjes ndaj regjimit nazist.
Unë isha në atë kohë me detyrë në Departamentin e Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kuqe, në Moskë. Ne dinim që kriza në Gjermani ishte e pashmangshme. Të gjitha informacionet tona të fshehta na kishin përgatitur për një shpërthim. Sapo Hitleri nisi spastrimin e tij, ne filluam të marrim buletine të vazhdueshme nga Gjermania.
Atë natë unë po punoja si ndër ethe me stafin e ndihmësave, duke përmbledhur informacionin tonë për Komisarin e Luftës Voroshilov. Ndërmjet jo-anëtarëve të thirrur në atë takim të Politbyrosë ishin shefi im, gjenerali Berzin; Maksim Litvinov, komisar për Punët e Jashtme, Karl Radek, në atë kohë drejtor i zyrës së informacionit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste; dhe A. K. Artusov, shef i Seksionit të Jashtëm të OGPU-së”, tregon Krivicki.
Takimi i jashtëzakonshëm i Byrosë Politike qe thirrur për të shqyrtuar pasojat e mundshme të spastrimit të Hitlerit, dhe efektet e tij mbi politikën e jashtme Sovjetike. Informacioni i fshehtë që ata kishin në dorë tregonte se qenë përfshirë dy krahët e skajshëm të kundërshtarëve të Hitlerit. Ishte grupi i drejtuar nga kapiteni Rohm, i përbërë nga nazistë radikalë të pakënaqur nga politikat e moderuara të Hitlerit. Ata po ëndërronin për një “revolucion të dytë”. Grupi tjetër përbëhej nga oficerë të ushtrisë gjermane nën udhëheqjen e gjeneralëve Shlajher dhe Bredov. Ky klan kërkonte në perspektivë restaurimin e monarkisë. Ata u bashkuan me krahun e Rohmit në synimin për të rrëzuar Hitlerin, secili krah duke shpresuar të dilte në fund triumfues. Buletinet tona të posaçme nga Gjermania sillnin lajmin se garnizonet në qendrat metropolitane i qëndronin besnike Hitlerit dhe që trungu kryesor i oficerëve të ushtrisë i mbetej besnik qeverisë.
Në Evropën Perëndimore dhe në Amerikë, spastrimi i Hitlerit u interpretua gjerësisht si dobësim i pushtetit nazist. Në qarqet sovjetike, gjithashtu kishte nga ata që donin të besonin në kolapsin e paralajmëruar të rendit hitlerian. Stalini nuk kishte iluzione të tilla. Ai vlerësoi gjendjen në diskutimin e tij në Byronë Politike si më poshtë:
“Ngjarjet në Gjermani nuk tregojnë aspak për kolaps të regjimit nazist. Përkundrazi, ato janë shtytëse drejt konsolidimit të atij regjimi dhe të fuqizimit të vetë Hitlerit”.Gjenerali Berzin u kthye nga sesioni i Kremlinit me këtë mendim zyrtar të Stalinit.
“Në ankthin tim për të mësuar vendimin e Politbyrosë qëndrova tërë natën zgjuar duke pritur kthimin e Berzinit. Ne kishim një urdhër të prerë që askush, madje as vetë Komisari i Luftës, nuk mund të mbante fletë sekrete me vete, dhe unë e dija që Berzini duhej të kthehej në department. Kursi i politikës sovjetike kundrejt Gjermanisë naziste ndoqi mendimin zyrtar të Stalinit. Byroja Politike vendosi që me çdo kusht të josh Hitlerin për të bërë një marrëveshje me qeverinë sovjetike.
Stalini kishte gjithmonë bindjen që duhej të merrej vesh herët me një armik të fuqishëm. Nata e 30 qershorit e bindi atë për fuqinë e Hitlerit. Ky, megjithatë, nuk ishte një kurs i ri për Stalinin. Ajo nuk qe një nismë revolucionare në politikën e tij kundrejt Gjermanisë. Ai vetëm vendosi të dyfishojë përpjekjet e tij të shkuara për ta qetësuar Hitlerin. E gjithë politika e tij kundrejt regjimit nazist gjatë gjashtë viteve të ekzistencës së tij shtrihet në këtë kah. Ai njohu te Hitleri një diktator të vërtetë”, kujton Krivicki.
Sipas tij, ideja mbizotëruese derisa erdhën në paktin e saponënshkruar ruso-gjerman, se Hitleri dhe Stalini kanë qenë armiq për vdekje, ishte një mit i pastër.
“Ajo ishte një tablo e deformuar, e krijuar nga një kamuflazh i zgjuar dhe mjegulla të propagandës. Tabloja e vërtetë e marrëdhënieve të tyre ishte ajo e një nënshkruesi këmbëngulës që nuk mund të shkurajohet nga refuzime. Stalini ishte nënshkruesi. Pati urrejtje nga ana e Hitlerit. Nga ajo e Stalinit kishte ndrojtje. Nëse dikush mund të flasë për një pro-gjerman në Kremlin, tërësisht i tillë ka qenë Stalini. Ai favorizoi bashkëpunimin me Gjermaninë fill pas vdekjes së Leninit dhe ai nuk e ndryshoi këtë qëndrim bazë kur Hitleri erdhi në fuqi. Përkundrazi, triumfi i nazistëve e përforcoi kërkesën e tij për lidhje më të afërta me Berlinin. Për këtë u nxit nga kërcënimi japonez në Lindjen e Largët. Ai kishte një përbuzje të thellë për kombet ‘e zgërlaqura’ demokratike, dhe po aq respekt të thellë për shtetet ‘e fuqishme’ totalitare. Dhe ai udhëhiqej nga parimi se e mira është të merresh vesh me fuqi superiore.
E gjithë politika ndërkombëtare e Stalinit qenë një seri manovrimesh që synonin ta vendosnin atë në pozita të favorshme për një marrëveshje me Hitlerin. Kur ai u bashkua me Lidhjen e Kombeve, kur ai propozoi sistemin e sigurimit kolektiv, kur ai kërkoi dorën e Francës, flirtoi me Poloninë, i bëri korte Britanisë, dhe ndërhyri në Spanjë, çdo lëvizje ishte llogaritur me syrin e fiksuar mbi Berlin. Shpresa e tij ishte të fitonte një pozitë të tillë që Hitleri ta gjente atë si përfituese për të kënaqur kërkesat e tij”, kujton Krivicki.
Një pikë kulmore në politikën e Stalinit u arrit në fund të vitit 1936 lidhur me konkluzionin për një marrëveshje të fshehtë Gjermano-Japoneze e negociuar prapa perdes së tymosur të paktit anti-Komintern. Nenet e kësaj marrëveshjeje të fshehtë, që arriti në duart e Stalinit nëpërmjet përpjekjeve të mia e të stafit që unë drejtoja, e shtynë atë në një orvatje të dëshpëruar për të rënë në ujdi me Hitlerin.
Në fillim të 1937-ës një marrëveshje e tillë në të vërtetë, mbeti pezull ndërmjet tyre. Askush nuk e di se në ç’përmasa u skicua qysh atëherë traktati i fundit, i gushtit 1939. Kjo ndodhi dy vite përpara se Stalini të fillonte t’i shpallte botës sjelljen e tij miqësore ndaj Gjermanisë. Më 10 mars 1939, ai bëri të parin prononcim ndaj aneksimit të Austrisë nga Hitleri dhe të pushtimit të krahinës së Sudetëve, duke dhënë reagimin e tij kundrejt atyre pushtuesve nazistë që tronditën botën. Bota u habit nga hapjet miqësore të Stalinit ndaj Hitlerit. Ajo botë mbeti e shtangur, tri ditë më vonë, kur Hitleri marshoi mbi Çekosllovaki. Rekordi i politikës së paqëtimit të Stalinit ndaj Hitlerit – të dy rekordet, për politikën e hapur dhe atë të fshehtë – zbulojnë se sa më agresive bëheshin veprimet e Hitlerit aq më shumë nxitej kortezia e Stalinit. Dhe, sa më energjikisht Stalini përpiqej ta bënte për vete atë, aq më të paturpshme bëheshin agresionet e Hitlerit.
Shumë kohë përpara ardhjes në fuqi të Hitlerit, apo edhe të vetë Stalinit, bashkëpunimi sovjeto-gjerman ka qenë diktuar nga trysnia e ngjarjeve. Një lidhje Moskë-Berlin ka qenë krijuar më shumë se dhjetë vite përpara Hitlerit me paktin e Rapalos të vitit 1922. Të dyja palët, Bashkimi Sovjetik dhe Republika e Gjermanisë trajtoheshin në atë kohë si të dëbuar; të dyja qenë të përçmuara nga Aleatët; të dyja kundërshtonin sistemin e Versajës. Ato kishin lidhje tradicionale ekonomike dhe interesa të dyanshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje