Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vizituan lokacionin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar i Kosovës.
Gashi njoftoi se MKRS-ja ka zhvilluar procedurat për përzgjedhjen e kompanive për fizibilitet. Ministri tregoi se janë përzgjedhur gjashtë kompani në rrethin e ngushtë dhe do të merren me këtë proces.
“19 kompani prestigjioze që kanë hartuar projekte të stadiumeve ndërkombëtare kanë konkurruar, janë kompani me renome dhe është një fat i mirë që në thirrjen tonë për hartim të projektit kemi pasur kompani të këtilla”, ka shpjeguar ministri.
“Ne së shpejti do të përzgjedhim njërin nga projektet më të mira që do ta hartojnë këto kompani dhe të njëjtin do ta prezantojmë para publikut se si do të duket Stadiumi Kombëtar, i cili do të ndërtohet në Komunën e Drenasit”, tha thënë Gashi, duke shtuar se për herë të parë Kosova do të bëhet me një stadium të nivelit të lartë me një kapacitet nga 25 – 30 mijë ulëse dhe do të jetë investimi më i madh i shtetit të Kosovës në infrastrukturën sportive.
Ministri ka falënderuar edhe kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e Drenasit për interesimin dhe gatishmërinë e treguar për jetësimin e këtij projekti kapital, i cili është më i madhi në historinë e Kosovës. Ndërsa Veseli ka falënderuar ministrin Gashi e kryetarin Lladrovci për angazhimin dhe finalizimin e procedurave përgatitëse për nisjen e stadiumit, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
“Ky stadium, në këtë vend, i cili do të ndërtohet në Drenas, në qendër të Kosovës, do të jetë një nga stadiumet më të bukura që do ta ketë jo vetëm Republika e Kosovës, por jam shumë i sigurt edhe në regjion do të jetë më i bukuri. Do të jetë një stadium me standardet më të larta dhe në të njëjtën kohë në këtë vend do të shënohet historia”, ka thënë mes tjerash kryeparlamentari duke potencuar faktin se djemtë që do të luajnë në këtë stadium do të shënojnë suksese historike për reprezentacionin e Republikës së Kosovës.
Veseli foli edhe për investimet tjera në rrethinën ku do të ndërtohet stadiumi, në mënyrë që të ketë edhe punësim për të rinjtë e të rejat që ata të qëndrojnë në Kosovë.
Ndërsa Lladrovci është shprehur se Komuna dhe qytetarët e Drenasit e kanë pasur fatin që Stadiumi nacional të ndërtohet në komunën e Dreansit. Ai përmendi bashkëpunimin që ka pasur me MKRS-në dhe ministrin Gashi për zhvillimin dhe kompletimin e procedurave që pronat t’i kalojnë Ministrisë.
Ai ofroi tërë mbështetjen e Komunës MKRS-së dhe akterëve tjerë për jetësimin e këtij projekti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Diego Simeone flet pas shortit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës