St Petersburg Stadium, St Petersburg

Kapaciteti: 68,134
Hapur: 2017
Klima: Mesatarja më e lartë 21 shkallë celsius dhe më e ulëta 13 shkallë celsius me 60 për qind të gjasave për rreshje shiu.
Distanca e përafërt me Moskën: 684 kilometra
Lokacioni: I vendosur në lumin Neva, në krye të gjirit të Finlandës në Detin Baltik, është stadiumi më verior i këtij Botërori.
Stadiumi Krestovsky ose Zenit Arena, e ka marë emrin St Petersburg Stadium gjatë Botërorit. Themelet ishin vënë në vitin 2007 për ndërtimin e tij, që është dashur të përfundonin në vitin 2009, por ka pasur një numër ndërprerjesh, përfshirë një ridizajnim për t'u përshtatur me kërkesat e FIFA-s. Pas disa mosmarrëveshjeve kompania e madhe Gazprom u largua nga projekti dhe qeverisja lokale e St Petersburgut mori në dorë projektin duke e kompletuar atë përfundimisht në vitin 2017 për Kupën e Konfederatave. Kostoja fillestare e projektit ishte paraparë të jetë 250 milionë dollarë, por besohet se shuma ka kaluar tre fishin e paraparë.
I ndërtuar sipas dizajnit të "Anijes Kozmike" nga Kisho Kuokawa, është një version më i vogël i stadiumit të dizajnuar nga po i njëjti njeri, Toyota Stadium në Japoni. I pajisur me fushë rrëshqitëse dhe mbulesë të lëvizshme, stadiumi është një prej më të avansuarve në aspektin teknologjik në gjithë botën.
Stadiumi do të jetë shtëpi e Zenit St Petersburgut dhe pritet të zhvillohen tri ndeshje të fazës grupore dhe çerekfinalja në Euro 2020.
























































