Mbrojtësi i St. Paulit në Gjermani, Leart Paqarada, është liruar nga klubi për ndeshjen e parë kundër Moldavisë, që zhvillohet më 3 shtator në Parma.

Kosova ka pasur problem me grumbullimin e lojtarëve për shkak se klubet kanë refuzuar shkaku i situatës me COVID-19 te Kosova.


Sipas njoftimit të klubit, Paqarada është liruar për ndeshjen me Moldavinë, ku pas saj do të kthehet sërish në klub.

Edhe ai sikurse shumë lojtarë të tjerë do të mungojë ndaj Greqisë.

Ndaj Greqisë sikur qëndron situata, do të mungojnë edhe Milot Rashica, Benjamin Kololli, Lirim Kastrati, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Florian Loshaj.

Paqarada

FFK po punon me klubet e lojtarëve që një pjesë e tyre të lirohen edhe për ndeshjen me Greqinë. /Telegrafi/

telegrafi sport app