LAJMI I FUNDIT:

Sqarohet Specialja në lidhje me rastin ”Tarifa” që ka të bëjë me pajisjen e ELEM-it (Video)

Sqarohet Specialja në lidhje me rastin ”Tarifa” që ka të bëjë me pajisjen e ELEM-it (Video)

Mbledhja e dëshmive që çoi drejt nisjes së hetimeve për rastin “Tarifa” që ka të bëjë me pajisjen e kompanisë ELEM me softuer të ri, ka rrjedhur pa pengesa. E njëjta gjë vlen edhe për rastin që ka të bëjë me blerjen e makinës së tipit Mercedes me para shtetërore në vlerë prej 572 mijë euro respektivisht i njohur si rasti “Tanku”. Konfirmimin e dha Prokuroria Speciale.

”Raporti i ELEM-it ndaj Prokurorisë Speciale është korrekt dhe informacionet e kërkuara janë siguruar në kohë. Në periudhën konkrete kur mblidheshin informacionet për lëndën “Tanku”, bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme ishte korrekt dhe informacionet u morën në kohë” – thanë për Alsat-M, nga Prokuroria Speciale.

Nga Prokuroria Speciale shprehen se deri në këtë moment pas urdhëresave për dy hetimet e fundit nuk kanë kërkuar masa të reja nga Gjykata, si sigurim të personave ose ngjashëm. Nuk është kërkuar as sekuestrim ose ndalesë e përkohshme për shfrytëzimin e makinës tip Mercedes të MPB-së për blerjen e së cilës dyshohet ish ministrja Gordana Jankuloska dhe një person tjetër.


”Për automjetin , nuk do të kërkohen masa për sigurim dhe i njëjti është lënë për shfrytëzim në Ministrinë e Brendshme. Konsideruam se nuk ka nevojë për diçka të tillë meqë bëhet fjalë për organ shtetëror” – theksuan nga Prokuroria Speciale.

Sipas burimeve të tjera, por jozyrtare, makina, blerja e së cilës u kontestua, gjendet në oborrin e Ministrisë së brendshme dhe një kohë të gjatë nuk shfrytëzohet. Meqë lënda është nën hetim, ajo nuk mund të shitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori