LAJMI I FUNDIT:

“Sputnik”: Thaçi arriti marrëveshje me Washingtonin që Ushtria e Kosovës të operojë nën autoritetin e NATO-s

“Sputnik”: Thaçi arriti marrëveshje me Washingtonin që Ushtria e Kosovës të operojë nën autoritetin e NATO-s

Portali i njohur rus “Sputnik” ka shkruar një artikull kushtuar zgjerimit të vazhdueshëm të NATO-s në Ballkan.

Duke e komentuar vizitën e vitit të kaluar të Hashim Thaçit, tash president i Kosovës, në SHBA, pretendon se aty ndërmjet Thaçit e autoriteteve amerikane është arritur marrëveshje që Kosova të formojë ushtri që operon nën autoritetin e NATO-s.

Kjo, sipas “Sputnik”, është aprovuar nga Washingtoni.


Sipas mediumit rus, dëshira e SHBA-së për ta përfshirë Kosovën në programin për Partneritet për Paqe, është që Kosovën ta vë në qendër të planeve të saj ushtarake dhe politike për vendin.

“Sputnik” shkruan se Kosova do të bëhet mburojë e bazave raketore të cilat Uashingtoni është duke i ndërtuar në Evropë. Këto veprime Moska i ka quajtur kërcënim dhe provokim i një konflikti të hapur, transmeton KosovaPress.

“NATO, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, duan të vënë Kosovën në qendër të planeve të saj ushtarake dhe politike për vendin”, thuhet në këtë artikull.

Mediumi, më tej shkruan edhe lidhur me atë nëse Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s në të ardhmen.

“Teorikisht mundet, nëse mundet të heq Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila e definon atë si pjesë të Serbisë”, thuhet aty.

Por, meqë Pekini dhe Moska do ta bllokonin heqjen e kësaj rezolute për Kosovën, Sputnik pretendon se Uashingtoni dhe Prishtina kanë shpikur një plan “B”.

“Ata mund ta riemërojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke operuar nën emërtimin si KFOR”, thuhet në këtë artikull të publikuar pak ditë më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori