LAJMI I FUNDIT:

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Spotify Technology ka njoftuar për një marrëveshje të re shumëvjeçare me komedianin Joe Rogan, në një përpjekje për të shfrytëzuar popullaritetin e shfaqjes së tij për të rritur të ardhurat nga reklamat.

Marrëveshja shumëvjeçare e cila thuhet të kap vlerën e 250 milionë dollarëve, përfshin një garanci minimale paraprake, dhe një marrëveshje tjetër për ndarjen e të ardhurave nga shitjet e reklamave.


Podkasti Joe Rogan Experience, i cili debutoi në vitin 2009, ka qenë një ofertë ekskluzive në platformën e transmetimit të muzikës që nga viti 2020, dhe njihet si podkasti më i dëgjuar në botë.

Gjithashtu, Spotify tha se së shpejti do ta bëjë shfaqjen e Rogan të disponueshme në platforma tjera si Apple, Amazon, dhe Youtube.

Spotify së pari shtoi podkastet në platformën e saj në vitin 2015 duke blerë Gimlet Media dhe Anchor FM, dhe duke nënshkruar marrëveshje me Kim Kardashian, dhe ish-presidentin amerikan Barack Obama. /Telegrafi/