Sporti është një pjesë e pandashme e përditshmërisë së Viola Tanushit, basketbollistes, trajneres dhe gjyqtares nga Gjakova, e cila një pjese të madhe të ditës së saj ja kushton aktiviteteve sportive.
E në një intervistë për Telegrafin, Viola u shpreh se pjesë e rëndësishme e jetës saj është edhe basketbolli, sport me të cilin ajo ka filluar të merret që nga mosha 5 vjeçare.
“Basketbollin e kam filluar që në moshe të re 5 vjeçare duke marrë pjesë në akademinë “ABS Vëllaznimi”. Për mua basketbolli që në atë kohë ishte një ndër sportet më atraktive por një ndër arsyet kryesore që më shtyu të merrem me basketboll ishte babi im i cili ishte basketbollist si dhe trajner i asaj i akademisë “ABS Vëllaznimi”, tha fillimisht Viola.
Duke e pasur parasysh kohën e gjatë që Viola Tanushi mirret me sport, e veçanërisht ajo e përmendi edhe periudhën, të cilën ajo e cilëson si më të veçantën në karrierën e saj si basketbolliste.
View this post on Instagram
“Për mua periudha më e veçantë ishte periudha e pandemisë (2020/2021) sepse kishim një ekip të kompletuar dhe unë po luaja me licencë të dyfishtë në Superligë dhe në Ligë të Parë. Kishte emocione të papërshkrueshme dhe çdo gjë kishte adrenalinë kur ne pamë ekipin tonë (KBF Vëllaznimi) të renditur në vend të parë pas shumë vitesh.”, u shpreh ajo për Telegrafin.
Pa sport, Viola botën do ta konsideronte si një botë pa ngjyra, sepse tashmë sporti është bërë pjesë e pandashme e saj.
“Sporti tanimë është bërë pjesë e pandashme e jetës time dhe nuk mundem ta mendoj jetën pa të, sepse kam krijuar kujtimet më të mira dhe kam përjetuar ndjesi të veçanta, dhe konsideroj që pa sport jeta do ishte si një botë pa ngjyra.”, potencoi Tanushi.
Pavarësisht rëndësisë që sporti ka për të, për shkak të një lëndimi të rëndë, sporti ka qenë një fushë “e paçasshme” për të, periudhë të cilën Viola e sheh si periudhën më të rëndë deri më tani në aspektin sportiv.
“Momenti më i rëndë që kam përjetuar deri më tani në aspektin sportiv ishte lëndimi i ligamentit ACL të gjurit duke ma kufizuar aktivitetin fizikun për një vit të plotë. Por arrita ta tejkaloj edhe këtë periudhë sfiduese duke pasur plotësisht besim dhe energji pozitive në veten time që do të rikthehesha edhe më mirë sepse puna e pandalshme e bën çdo gjë të realizueshme”.
Por sporti nuk është fusha e vetme në të cilën Viola është e angazhuar, pasi që asaj i pëlqen ta sfidojë veten edhe në gjëra të tjera.
View this post on Instagram
“Unë studioj Edukimin Fizik dhe Sportiv në Universitetin “Hasan Prishtina” ku aty kemi të bëjmë me shumë lloje të sporteve që për mua është një fushë studimi atraktive duke jam duke e shijuar në maksimum. Përveç kësaj kam përfaqësuar Kosovën në sfidën 7 ditore të Red Bull “Can You Make It” në Evropë, pa para dhe pa telefona duke zënë vendin e 25-të nga 230 grupe konkurruese të shteteve të botë”.
“Aty kam vërejtur që kisha aftësi bindëse, talente në sporte të ndryshme që ishin sfida për t’u bërë dhe ne thyem disa rekorde sportive nga ekipet tjera dhe po ashtu qe energjia qe e shfaqi tek njerëzit ka rëndësi për të arritur qëllimet synuese qe unë dëshiroja. Pos sportit kam dhe pjesën e influences ne rrjete sociale duke promovuar brende dhe produkte të ndryshe. Është një punë të cilës i përkushtohem shumë dhe që ka sukses të mjaftueshëm.”, tha ndër të tjera Viola, shkruan Telegrafi.
Duke u bazuar në numrin e të rinjve që shprehin dëshirë për t’u njohur me botën e sportit, Viola në fund pati edhe një mesazh për ta.
“Suksesi është aftësia për të kaluar dështimin duke mos e humbur entuziazmin. Kapërceni ëndrrat tuaja duke zhvilluar një karakter të fortë dhe mos u ndalni për askënd. Sporti mban gjallë energjinë tuaj prandaj futeni tek prioritetet e jetës sepse do t’ia dilni më së miri në çdo aspekt”, tha Viola. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
Truproja e Messit më në fund u mposht nga një tifozë - shikoni si ai e mashtroi dhe arriti te argjentinasi
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze