Sporti i Golfit licencohet edhe zyrtarisht në Republikën e Kosovës

Federata e Golfit e Kosovës ka njoftuar se Sporti i Golfit është edhe zyrtarisht i licencuar në Republikën e Kosovës.
Sporteve të Kosovës tashmë zyrtarisht i është shtuar edhe një tjetër sport, ku shumë shpejtë mund të zhvillohen edhe gara të organizuara.
Bëhet fjalë për Sportin e Golfit i cili tashmë është licencuar edhe zyrtarisht nga autoritetet shtetërore.
Ky njoftim ka ardhur nga vet Federata e Golfit me anë të faqeve zyrtare në rrjetet sociale.
Njoftimi pa ndërhyrje21.01.2021 Nga tash e tutje sporti i Golfit është edhe zyrtarisht i licencuar në Republikën e Kosovës! Urime gjithë shqipëtarëve kudo që janë. Një falenderim i veçant i atribuohet ndihmës së jashtëzakonshme të Mërgatës sonë shumë të çmuar!/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































