Spitali i ri Amerikan në Prishtinë pret licencën nga MSH-ja (Video)

Shkresën e fundit për leje, Spitali amerikan ia ka dërguar ministrisë këtë të premte.
Klodian Allajbeu, drejtori i përgjithshëm i Spitalit Amerikan ka thënë se për një muaj po presin licencimin nga institucionet përkatëse, për të vazhduar punën në ndërtesën e re.
Ai tha se sa i përket aspektit ligjor janë konform ligjeve në Kosovë.
Ndërkaq, Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë tha se arsyeja e vonesës ka të bëjë me sqarimin e disa kontesteve. Ai tha se në momentin që sqarohen disa çështje që kanë të bëjnë me pronën do të marrin vendimin.
Nga
Telegrafi
11/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































