LAJMI I FUNDIT:

Spitali i Ferizajt sqaron rastin e kufomës që u la 2 orë në korridor

Spitali i Ferizajt sqaron rastin e kufomës që u la 2 orë në korridor

Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj ka dalë me një sqarim lidhur me lajmin e sotëm në media, dhe një video, e cila ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale, ku shihet se në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, kufoma e një personi është lënë për disa orë në korridor e mbuluar me çarçaf.

Në sqarimin e Spitalit të Ferizajt thuhet se “dje (e enjte, 6 maj 2021), në orët e mëngjesit në Emergjencën e Spitalit, hapësirë e huazuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka ardhur një paciente pa shenja jete edhe përkundur masave reanimatore, pacientja nuk është kthyer në jetë”.

Në Spitalin e Ferizajt kufoma lihet dy orë në korridor, flet drejtori Zeqiri
Lexo po ashtu Në Spitalin e Ferizajt kufoma lihet dy orë në korridor, flet drejtori Zeqiri

“Bazuar në protokollet spitalore, spitalet e mbajnë kufomën 2 orë, pastaj e dorëzojnë tek familjarët për të proceduar me ceremoninë e varrimit”, thuhet në sqarimin e Spitalit, transmeton Telegrafi.


Sipas sqarimit, në këtë rast, nuk bëhet fjalë për pacient me Covid-19, por pacient me sëmundje të zakonshme.

“Vendi ku Spitali i mbanë kufomat është një hapësirë në mes të shkallëve ku vendoset paravani dhe mbulohet kufoma, kurse pas dy ore ju dorëzohet familjarëve”

“Në atë hapësirë nuk ka prezencë të pacientëve të tjerë, por përmes incizimit është keqpërdorur dhe është tentuar të jepet kahje negative punës së Spitalit”, thuhet në sqarim, ku thuhet se Spitali i Ferizajt e ka në ndërtim e sipër objektin e ri, ku do të ketë kushte dhe hapësira moderne, përfshirë edhe morgun për vendosjen e kufomave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori