Spitali Amerikan është bërë dera e parë për të gjithë sportistët që gjatë aktiviteteve sportive pësojnë lëndime të ndryshme ortopedike.

Futbollisti Mërgim Pefqeli, nga klubi i futbollit Prishtina, ishte sportisti i radhës që mori shërbimet shëndetësore në Spitalin Amerikan.


Ai gjatë njërës nga ndeshjet futbollistike kishe marrë lëndime në gjurin e djathtë, lëndime këto që ia pamundësonin zhvillimin e mëtutjeshëm të karrierës së tij futbollistike.

Operimin e gjurit të djathtë të futbollistit Mërgim Pefqelit, e realizojë me sukses Dr.Florin Ramadani së bashku me ekipin e Ortopedisë, me mbështetjen e Anesteziologëve dhe ekipit të sallës operacionit Spitalin Amerikan. Dr. Florinin tha se gjithçka rreth operimit ka shkuar me shumë sukses dhe se Mergimi do të jetë përsëri pas një kohe të shkurtër ne fushën e gjelbër.

“Mërgimi erdhi në spital me një lëndim të gjurit të djathtë, atij ju bë Artroskopia e gjurit me implante dhe riparimin e meniskusit. Operimi shkoi shumë mirë dhe pacienti tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore. Pas ushtrimeve terapeutike, Mërgimi do të jetë i gatshëm t’i bashkohet ekipit të tij bardh e kaltër”, ka deklaruar Dr.Florin Ramadani -Kirurg Ortoped-Traumatolog në Spitalin Amerikan.

Ndërsa edhe vetë Mërgimi ndihet shumë i kënaqur me gjithë shërbimet që mori në Spitalin Amerikan, ai i falënderohet shumë spitalit dhe doktorit për ndihmën që i është ofruar atij. Kujtojmë që Spitali Amerikan, kishe ofruar shërbime shëndetësore edhe për kampionen botërore të xhudos – Majlinda Kelmendin. /Telegrafi/

mergimi1

telegrafi sport app