Site icon Telegrafi

Spektakli i së shtunës nis me opinionistët që futen në shtëpi, Neda dhe Arbri sfidojnë banorët në lojën e mos-reagimit

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania ka nisur me një risi të papritur, duke thyer skenarin e zakonshëm të mbrëmjeve live.

Opinionistët e spektaklit, Neda Balluku dhe Arber Hajdari, u bënë pjesë e lojës duke u futur brenda shtëpisë për të provokuar banorët.

Kjo ndërhyrje vjen si pjesë e një sfide të re, ku banorët janë vendosur përballë provës së “mos-reagimit”.

Ata duhet të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të mos reagojnë ndaj asnjë situate apo personi që futet në shtëpi, pavarësisht provokimeve apo ndërhyrjeve të jashtme.

Neda dhe Arberi u përpoqën të testojnë durimin e banorëve, duke i vënë në situata të sikletshme dhe duke përdorur qasje të ndryshme për t’i bërë ata të shkelin rregullin e lojës.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa do të mund t’i rezistojnë ata presionit të krijuar nga këto hyrje surprizë.

Ky ndryshim në rrjedhën e spektaklit ka sjellë një dozë të re tensioni dhe emocion në lojë, ndërsa publiku po pret me kureshtje të shohë nëse ndonjë prej banorëve do të dorëzohet përballë provokimeve apo do të arrijë të ruajë vetëkontrollin deri në fund të sfidës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version