LAJMI I FUNDIT:

Spektakël me pesë gola në Podujevë, Llapi mposht Ballkanin me rikthim

Spektakël me pesë gola në Podujevë, Llapi mposht Ballkanin me rikthim

Llapi ka mposhtur Ballkanin në njërën nga ndeshjet më të mira këtë edicion në Albi Mall Superligë me rezultat 3-2.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët fituan penallti në minutën e pestë, ku në gol e shndërroi Festim Alidema për 1-0.

Përkundër rasteve të mira nga të dyja skuadrat, në pjesën e parë gola më nuk pati dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të skuadrës vendase.


Fillimi i pjesës së dytë i takoi skuadrës mysafire që barazuan shifrat në 1-1 në minutën e 53-të.

Albion Rrahmani realizoi nga penalltia për të barazuar gjithçka në ‘Zahir Pajaziti’.

Vetëm pas 10 minutash baras, Ballkani kaloi në epërsi falë një goli fantastik nga Meriton Korenica që realizoi për 1-2.

Mbrojtësi i talentuar Maliqi realizoi për 2-2 në minutën e 72-të, derisa vetëm katër minuta më vonë Neto shënoi me kokë për fitoren e madhe të Llapit 3-2.

Deri në fund përkundë rasteve të mira gola më nuk pati dhe Llapi ndali tre pikët në Podujevë.

Me këtë fitore Llapi ngritët në vendin e gjashtë në tabelë me 32 pikë sa ka Dukagjini dhe Prishtina, derisa Ballkani tani është e dyta me 50 pikë, një më pak se Drita.

Javën e ardhshme Llapi luan në udhëtim te Gjilani, derisa Ballkani sërish luan jashtë, kësaj radhe te Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori