Ndeshje fantastike është zhvilluar në palestrën 'Minatori' në Mitrovicë, ku përballë njëra tjetrës ishin dy skuadrat rivale Trepça dhe Prishtina.

Ka qenë një ndeshje spektakolare, e cila solli fituesin vetëm pas vazhdimeve.


Trepça dominoi në tre çerekët e parë, por në të fundi Prishtina luajti më mirë dhe ndeshja shkoi në vazhdimeve pasi rezultati ishte 80:80.

Në vazhdimeve vendasit ishin shumë më të mirë të cilët fituan me rezultat 14:10 dhe në fund me 94:90 triumfuan në këtë takim.

Drilon Hajrizi ishte fantastik në këtë sfidë me 21 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Amin Hot me 15 pikë si dhe Gordon që shtoi 15 të tjera, por që pati edhe 10 kërcime.

273861095 1947774235402483 4373258714307487706 n

Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Burke me 16 pikë.

Pas kësaj fitore Trepça merr pozitën e parë në Superligë me 34 pikë, dy më shumë se Ylli që ka dy takime më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

telegrafi sport app