Spektakël golash në 45 minutat e parë mes Juventusit dhe Man Cityt

Manchester City ka shkuar në pushimin mes pjesëve me eprësi 2-1 ndaj Juventusit në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës për Klube.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Jeremy Doku kaloi Citizens në epërsi me një asistim të Ait-Nourit.
Por, vetëm dy minuta më vonë, Zonja e Vjetër i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Teun Koopmeiners.
Pierre Kalulu ishte i pafat në minutën e 26-të, pasi shënoi auto-gol nga një aksion që nuk paraqiste rrezik për portën e Bianconerëve.
Manchester City vazhdoi të dominonte minutat e mbetur të pjesës së parë, duke krijuar edhe disa raste të sigurta për gol.
Në 45 minutat e dytë me gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë hapësirat që po lihen në defanzivë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































