Porto dhe Manchester United kanë barazuar me rezultat 3-3 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e  Evropës. Djajtë e Kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në start, për të gjetur pastaj golin. Një depërtim shumë i bukur i Marcus Rashford u kurorëzua më gol në minutën e shtatë për 1-0.  Vendsit u kthyen në lojë në minutën e 27-të, me një gol të shënuar nga pep me kokë për 2-1. Pas tetë minutash, sulmuesi i Portos, Samu Omorodion arriti të shënojë për 2-2. Pjesa e dytë nisi më mirë për portugezët, që ishte shumë e rrezikshëm. Samu Omorodion dërgoi për herë të parë në epërsi Porton në minutën e 50-të, me golin për 3-2.  Por edhe pse me dhjetë veta në fushë, Djajtë e Kuq në fund arritën të shënonin, me Harry Maguire që me kokë gjeti rrjetën për 3-3. 

Ndeshja u mbyll në barazim dhe skuadrat ndanë pikët nga kjo përballje. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app