LAJMI I FUNDIT:

Specializantët do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Specializantët do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Këshilli i Specializanteve ka mbajtur sot një mbledhje ku është vendosur që të premten më 28 janar të mbajnë një protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi siç vlerësojnë, diskriminimi ndaj tyre veç është duke u thelluar edhe më shumë.

Sipas një njoftimi të këshillit, disa minuta para se të fillonte ky takim, kishin një njoftim jo zyrtar nga këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë, se  do të propozohet nga Ministria e Shëndetësisë mbajtja e 2 kujdestarive, të cilat do të paguhen si të zakonshme (50 euro) edhe nëse mbahen gjatë vikendit.

“Kujdestaritë më shumë se 2 do të paguhen përmes një extra kontrate nga SHSKUK. Çështja e specializanteve me vetëfinancim nuk do të zgjidhet së paku deri në gusht të 2022, për pak kohë do të fillon punën grupi punues për ndryshimin e udhëzimit administrativ. Ministri i Shëndetësisë për shkak të situatës me COVID19 nuk ka pas kohe të takohet me neve.


Për pagesën e specializanteve nga Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria është duke u punuar. Duke u bazuar në këto 5 pika, ne vlerësojmë që diskriminimi jonë veqse është duke u thelluar edhe më shumë.

Duke u bazuar në këto pika dhe mos pranimin për takim me neve specializanteve nga ministri i Shëndetësisë, ne kemi marrë sot vendim që me datë 28.01.2022 (e premte) do të mbahet protestë para Ministrisë së Shëndetësisë në ora 10:00”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se më 24 janar në ora 12:00, do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Specializanteve ku do të vendosen detajet e protestës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori