LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Raporti i KE-së është sinjal inkurajues se do të kemi vendim pozitiv për hapjen e negociatave

Spasovski: Raporti i KE-së është sinjal inkurajues se do të kemi vendim pozitiv për hapjen e negociatave

Raporti i Komisionit Evropian është sinjal inkurajues se të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të arrijnë
harmonizim për vendim pozitiv për hapjen e negociatave sa më shpejtë që është e mundur si mirënjohje për reformat dhe për përgjegjësinë politike të vendit që të mbetet besnike të vlerave evropiane dhe të zbatimit të
marrëveshjes së Prespës dhe të marrëveshjes me Bullgarinë, theksoi kryeministri teknik Oliver Spasovski në takimin e sotëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Qipros, Nikos Kristodulides.

Nga shërbimi qeveritar për shtyp kumtuan se Spasovski në takim, në emër të tij dhe në emër të Qeverisë, e ka theksuar kënaqësinë nga marrëdhëniet e vendosura së fundmi me Republikën e Qipros dhe theksoi se është shumë me rëndësi ajo që qeveritë e dy vendeve angazhohen që të zhvillohet bashkëpunimi në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët.

“Maqedonia e Veriut është e gatshme në tërësi t’i intensifikojë proceset për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe gjithëpërfshirëse me Qipron dhe në këtë drejtim është iniciativa e parë për nënshkrimin e marrëveshjes për lirimin
nga tatimi i dyfishtë mes dy vendeve”, theksoi kryeministri.


Kristodulides në takim shprehu siguri pa rezervë se vendi i tij, si deri më tani, do ta mbështesë sjelljen e vendimit për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe për shkak të faktit të mbajtjes së vazhdimësisë së proceseve reformuese dhe për zbatim të vazhdueshëm të marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Hidhen mjete piroteknike drejt Kryeministrisë, lëndohen tre punonjës policie

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Arrestohet një person për ushtrim presioni ndaj komunitetit rom në veri për të votuar Listën Serbe​

Lajme
Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Votojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Kalo në kategori