LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Persona të caktuar i kanë dhënë informacione OBRM-PDUKM-së (Video)

Spasovski: Persona të caktuar i kanë dhënë informacione OBRM-PDUKM-së (Video)

Persona të caktuar në institucionet e vendit, i kanë dhënë informacione OBRM-PDUKM-së për ndodhitë brenda tyre. Këtë sot e deklaroi ministri i brendshëm Oliver Spasovski në pyetjen se çka ka ndodhur konkretisht dhe nëse në MPB ka struktura parapolicore, siç pohon deputetja Nolla Ismajloska Starova. Në lidhje me këtë nëse janë paraburgosur ata persona, ai theksoi se ende analizohen provat dhe se do të konsultohen me institucionet e tjera kompetente për veprimin e mëtutjeshëm.

“Kemi indikacione në media, raporte të publikuara që i bëjnë struktura të caktuara në nivel të komisioneve të partisë opozitare për ndjekjen e ngjarjeve të caktuara dhe për dorëzimin e raporteve të tilla”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Nga OBRM-PDUKM-ja thanë se ministri Spasovski thjeshtë po zhvillon fushatë para zgjedhjeve presidenciale.


“Brenda MPB-së po ndodh kaos, ndërsa ministri Oliver Spasovski kujdeset vetëm për kandidaturën e tij dhe promovimin e tij para zgjedhjeve presidenciale. Gjendja në MPB është jashtë kontrollit, ndërsa provë për këtë është incidenti në Shuto Orizarë, u shpreh Orce Georgievski, anëtar i komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.

Dje, deputetja Nola Isamjloska Starova, në seancën kuvendore i parashtroi pyetje ministrit Spasovski nëse ka struktura parapolicore për ndjekjen e personave publik, dhe pastaj në portalet publikohen të pavërteta duke e cenuar sigurinë e rreth 50 personave. Spasovski u përgjigj se ai ka listë me emrat e të gjithë personave të cilët i dërgojnë raporte të tilla kryetarit të opozitës, Mickoskit./Tv21/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajçak thotë se Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Një autobusi në veri ia thyejnë parafangot dhe pasqyrat, të dyshuarit dolën me shkop druri nga një veturë

Kronika e Zezë
Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet, por në koordinim me aleatët - flet për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve

Lajme
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Kalo në kategori