LAJMI I FUNDIT:

Spasovski paralajmëron aktivitete për funksionim më efektiv të SPB Tetovë

Spasovski paralajmëron aktivitete për funksionim më efektiv të SPB Tetovë

Gjendja e sigurisë në Tetovë është stabile. Ky është konstatimi pas vizitës së Ministrit për punë të brendshme, Oliver Spasovski në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, ku ai u takua me udhëheqësinë e kësaj njësie organizuese pranë MPB-së, si dhe me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale të udhëheque nga kryetarja e komunës, Teuta Arifi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në suaza të takimit është diskutuar edhe për aktivitetet në drejtim të funksionimit më cilësor dhe më efektiv të SPB Tetovë, ku ministri Spasovski deklaroi se parimi kyç në punë duhet të jetë respektimi maksimal i standardeve profesionale dhe sigurisë së qytetarëve.

Në këtë drejtim, siç tha Spasovski, nevojitet komunikim më intensiv dhe më i përafërt i policisë me autoritetet lokale, para së gjithash nëpërmjet veprimit më aktiv të këshillave lokal për parandalim me qëllim të ngritjes së standardeve të sigurisë.


Spasovski vizitoi edhe Stacionin policor Gostivar dhe realizoi takim me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori