Spasovski: Është shumë e rëndësishme të marrim vendim për nisjen e bisedimeve me BE-në para zgjedhjeve

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski në intervistë për ‘EUObserber’ tha se Maqedonia e Veriut ka kapacitet të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike ku qytetarët do të vendosin se ku duhet të shkojë vendi ndërsa fushata pritet të jetë ndër fushatat më të pista deri tani.
“Jam i sigurt se kjo fushatë zgjedhore do të jetë një ndër fushatat më të pista në historinë e vendit. Jam i sigurt se lajmet e rreme dhe propaganda mediale do të jetë e përditshme gjatë zgjedhjeve”, thekson Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Megjithatë, sipas Spasovskit, vendi ka fuqi që të menaxhojë me këto kërcënime dhe të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike.
I pyetur nëse pret ndërhyrje ruse në fushatë dhe në rezultatin e zgjedhjeve, Spasovski thotë se të gjitha vendet në Evropë dhe në rajon u ballafaquan me kërcënime hibride në procesin e anëtarësimit të tyre në NATO dhe BE.
“Institucionet shtetërore janë mjaftueshëm të fuqishme dhe të gatshme të sigurojnë që zgjedhjet të mbahen në rrethana normale”, tha Spasovski,
Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian të merr vendim për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të vendit para zgjedhjeve të 12 prillit.
“Bëmë gjithçka që u kërkua nga ne dhe është tepër e rëndësishme të marrim mesazhin e duhur nga BE, posaçërisht në mars. Koha është shumë e rëndësishme për ne me qëllim që të ndalohet pasiguria rreth perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut që mund të shfaqet në vend, por edhe në rajon”, thotë Spasovski.
Ai shtoi se bllokimi i zgjerimit të BE-së dhe mosdhënia e vendimit për nisjen e bisedimeve vjet kontribuoi në kthimin e retorikës nacionaliste në Maqedoni ndërsa vendimi i tetorit, sipas tij, ka qen gabim strategjik ndërsa zgjedhjet e 12 prillit do të jenë ballafaqim mes forcave pro-evropiane dhe nacionaliste.
“Kemi dy koncepte të ndryshme, e para ofron integrim në BE dhe NATO, prosperitet, liri, transparencë, demokraci kundrejt konceptit që kundërshton gjithë këtë dhe është e përkrahur nga opozita e tanishme”, thotë Spasovski.
OBRM-PDUKM, sipas tij nuk ka bërë asgjë nga koha e ‘gruevizimit’ dhe ai koncept ende është brenda në aktivitetet partiake.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi