LAJMI I FUNDIT:

Spasovski dhe Filipçe: Plotësisht respektohen rekomandimet për përballje me coronavirusin

Spasovski dhe Filipçe: Plotësisht respektohen rekomandimet për përballje me coronavirusin

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë ditës së sotme vizituan vendkalimin kufitar Tabanoc, ku kryen inspektim të sistemit për parandalimin e coronavirusit.

Ata thanë se përfaqësuesit e MPB-së, Drejtorisë Doganore dhe të punësuarit në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, në mënyrë të koordinuar punojnë në kalimin kufitar Tabanoc. Sipas tyre, ky është vendkalimi më i frekuentuar në të cilin hyjnë qytetarë nga vendet kritike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Koordinimi shkon në mënyrë të shkëlqyer, dua t’i uroj të gjithë pjesëtarët e MPB-së për menaxhimin e shkëlqyeshëm me këtë situatë. Në mënyrë të plotë respektohet algoritmi, kjo do të thotë se secili pyetet prej nga vjen, ndërsa nëse ka simptoma të virusit dërgohet në një dhomë të veçantë dhe kontrollohet nga epidemiologët”, tha ministri Filipçe.


Ai tha se në ndërtesën e policisë do të mbahen edhe orë edukative, nga ana e mjekvëe të Institutit për Shëndet Publik.

Ndërsa kryeministri Spasovski tha se policia dhe dogana i respektojnë urdhrat e Shtabit të Krizave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Kalo në kategori