LAJMI I FUNDIT:

Spanja do të fillojë me testimin e punës katër-ditore

Spanja do të fillojë me testimin e punës katër-ditore

Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të testojë punën katër-ditore në javë, pasi qeveria u pajtua të nis një pilot projekt modest për kompanitë e interesuara në këtë ide.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, në fillim të këtij viti, partia e vogël e majtë spanjolle Mas Pais, njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të testuar idenë.

Që nga ajo kohë janë zhvilluar bisedimet për sa i përket kësaj çështjeje, derisa takimi i ardhshëm pritet të mbahet në javët e ardhshme.


“Me punën katër-ditore në javë [32 orë], ne po fillojmë drejt një debati të vërtetë të kohërave tona. Është një ide, të cilës i ka ardhur koha”, Inigo Errejon nga Mas Pais.

Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja ka qenë vazhdimisht duke fituar terren botërisht. /Telegrafi/