Në gjashtë javët e ardhshme emra të mëdhenj të futbollit do të jenë të angazhuar që të pajisen me licenca të trajnerit nga UEFA në nivelet  A dhe B.  

Ish futbollistët e njohur spanjoll Raul, Xabi Alonso, Joan Capdevila, Marcos Senna, Victor Valdes. Albert Riera dhe Elisabeth Ibarra (femër), janë duke ndjekur kurset.


Me ta është edhe ish-ylli brazilian i Arsenalit dhe Real Madridit, Julio Baptista.

licenciaab 6 Pamje nga kursi

Aty do të mësohen etika sportive, menaxhimi i skuadrës, teknologjia, rrjetet sociale, të ushqyerit dhe filozofia e mësimdhënies.

Aty im ftuar nga Federata spanjolle ishte edhe drejtori sportiv Fernando Hierro, legjenda e Real Madridi.

Udhëheqësi i shërbimeve arsimore të UEFA, Frank K. Ludolph, po ashtu ishte i pranishëm për t’i parë yjet që fo ta fillojnë një karrierë të re, atë të trajnerit.

licenciaab 1 Yjet spanjollë

Spanja ka një brez të jashtëzakonshëm lojtarësh dhe shihet që është punuar shumë në grupmoshat e reja ndër vite.

curso licencia ab Foto e përbashkët

Këta trajnerë pritet që Spanjën ta dërgojnë në tjetër dimension në të ardhmen sa i përket stërvitjes, pasi janë fitues të shumë trofeve. /Telegrafi/

telegrafi sport app