LAJMI I FUNDIT:

Spalletti buzëqesh para përballjes me Shqipërinë, kompletohet mesfusha e Italisë

Spalletti buzëqesh para përballjes me Shqipërinë, kompletohet mesfusha e Italisë

Italia do të luajë ndeshjen hapëse të EURO 2024 të së shtunës kundër Shqipërisë, ku Luciano Spalletti mori një lajm të mirë, pasi Nicolo Barella, Davide Frattesi dhe Nicolo Fagioli janë kthyer në stërvitje.

Ndeshja zhvillohet në Dortmund të shtunën në orën 21:00, ku në grup përveç Shqipërisë dhe Italisë janë edhe Spanja dhe Kroacia.

Barella ishte detyruar të humbasë të dyja miqësoret kundër Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për shkak të një problemi muskulor, duke mos marrë pjesë as në asnjë nga seancat stërvitore, por sot mesfushori i Interit u rikthye në grup me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij.


Mbetet për t’u parë nëse Barella do të rrezikohet në formacionin startues kundër Shqipërisë, pasi ka më shumë gjasa që ai të pushojë në favor të ndeshjeve më të vështira.

Lojtari i Juventusit , Fagioli, startoi kundër Bosnje-Hercegovinës, duke pasur një problem të lehtë muskulor gjatë asaj ndeshje, por kjo pritej vetëm pas tetë muajsh mungese, pasi ai ishte i ndaluar për lojëra të paligjshme të fatit.

Sa i përket Frattesit, ai ishte rikthyer tashmë me pjesën tjetër të skuadrës dje dhe nuk shqetësim të madh për mungesën e mundshme të tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori