Skuadra e Spalit e ka befasuar Romën para tifozëve në Stadio Olimpico duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Një rast të mirë për vendasit në pjesën e parë e pati Edin Dzekoi, mirëpo portieri mysafir intervenoi për ta mbrojtur goditjen e tij. Një tjetër mundësi shënimi e pati edhe Alessandro Florenzi, por sërish portieri i Spalit ishte në vend.


Në vazhdim, Lorenzo Pellegrini shkaktoi penallti, ndërsa Andrea Petagna u tregua i saktë nga pika e bardhë (38').

spalroma (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Kevin Bonifazi reagoi më së miri në zonë pas një harkimi nga këndi për ta dyfishuar rezultatin në pjesën e dytë (56').

Rastet për Giallorossët nuk munguan deri në fund të sfidës, mirëpo të zgjedhurit e Eusebio Di Francescos dështuan të shënonin.

Kjo është humbja e tretë e Romës nga nëntë ndeshje të zhvilluara në këtë fillimsezoni në Serie A.

KevinBonifazi (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Giallorossët kanë regjistruar katër fitore dhe dy barazime dhe kanë arkëtuar 14 pikë deri më tani.

Nga ana tjetër, Spali arriti fitoren e katërt sezonale, ndërsa ka pësuar pesë humbje dhe numëron 12 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Roma zhvillon derbin ndaj Napolit në San Paolo, kurse Spali është nikoqir i Frosinones. /Telegrafi/

telegrafi sport app