Javën e ardhshme pritet që sekretaria e Kuvendit të Kosovës të njoftojë për datën e seancës konstituive, me pikën e vetme të rendit të ditës zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarët.
Në lidhje me ketë temë njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhmedin Spahiu në një prononcim për ‘Indeksonline’ ka vlerësuar se përafrimi i partisë së Behgjet Pacollit me koalicionin PAN i përket pazareve të tyre personale.
Më tej, ai beson se AKR-ja do t’i bashkohet PAN-it. Mirëpo sipas tij, do të jetë shumë e vështirë që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj t’i “rehatojë” të gjitha interesat brenda koalicionit si dhe t’i bëjë një ‘surprizë’ AKR-së.
“Nuk e di kur do të arrihet, por besoj që do të arrihet. Por plani ndërmjet koalicionit PAN dhe AKR-së po duket të jetë shumë i vështirë, për shkak që Ramush Haradinaj e ka shumë të vështirë të harmonizojë të gjitha interesat brenda koalicionit PAN pastaj plus të bëjë një ofertë gjeneruese për AKR-në. Kjo është krejt e tëra pse edhe është vonuar themelimi i institucioneve deri më tani, i Kuvendit dhe Qeverisë”, ka thënë Spahiu.
Tutje, ai ka treguar se arsyeja e këtyre përafrimeve të subjektev politike qëndron në faktin se secila parti dëshiron të fitojë një dikaster më tepër se sa që kishte mandatin e kaluar.
“Po, besoj që AKR do t’i bashkohet koalicionit PAN. Arsyeja për shkak se partia e Behgjet Pacollit dëshiron që ta ngris pazarin. Secila parti politike e ka pazarin e vet. Edhe Nisma-AAK e PDK-ja kanë kësi lloje pazare, madje edhe lista Serpska e ka bërë një të tillë për të arritur që të fitojnë një ministri më tepër se sa që e ka pasur mandatin e kaluar. Unë mendoj se arsyeja pse deri më tani nuk është bërë ndonjë pazar apo futur AKR-ja është se nuk ka pasur pazar adekuat ndërmjet PAN-it dhe AKR-së”, ka thënë Spahiu, për Indeksonline.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova