LAJMI I FUNDIT:

Soumalainen: Gjuha është çështje e rëndësishme në një shtet shumetnik

Soumalainen: Gjuha është çështje e rëndësishme në një shtet shumetnik

Nina Soumalainen, ambasadore e OSBE-së në Shkup ka deklaruar se liria e mediave në Maqedoni është përmirësuar, por ka ende çështje kritike.

Në intervistën e saj për agjencinë AIM, Soumalainen thotë se përparimi në media është përmendur edhe në misionin mbikëqyrës të OSBE/ODIHR-it, citon Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, ajo thotë se pikë kritike është çështja me RTVM-në, zgjidhjet kadrovike dhe mosdënimin e veprave kriminale të kryera ndaj gazetarëve.


Në lidhje me gjyqësinë, Soumalainen thotë se e mbështet gjyqësinë e pavarur, të paanshme dhe profesionale, duke e përshëndetur punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ambasadorja e OSBE-së thotë se gjuha është çështje e rëndësishme në një shtet shumetnik, dhe se shteti duhet të punojë me të gjithë qytetarët, pa dallim të prejardhjes së tyre. Si shembull e përmend Finlandën, nga ku ajo vjen, duke thënë se atje gjuhë zyrtare janë finlandishtja dhe suedishtja, edhe pse suedezët janë më pak se 6%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori