LAJMI I FUNDIT:

Sot votimi për komisionet e Vettingut

Sot votimi për komisionet e Vettingut

Kuvendi mblidhet pasditen e së martës(ora 18:00), në seancë plenare për ngritjen e dy komisioneve ad hoc për përzgjedhjen e kandidaturave për institucionet e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Rendi i ditës i seancës parashikon votimin e dy projektvendimeve për ngritjen e komisioneve ad hoc, respektivisht me nga 12 dhe 6 anëtarë, që do të përzgjedhin kandidatët për institucionet e rivlerësimit.

Një javë më parë, në një tjetër seancë të posaçme, Kuvendi miratoi krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë për institucionet e vettingut. Parlamenti zgjodhi tre anëtarët e shumicës në këto komisione: Ulsi Manjën dhe Vasilika Hysin të Partisë Socialiste dhe Luan Ramën të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërsa u rrëzua kandidatura e Shpëtim Idrizit, e propozuar nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Megjithë zgjedhjen e emrave të shumicës në këto komisione, ato nuk mund të jenë funksionalë për aq kohë sa opozita nuk sjell anëtarët e saj, e cila ka përfaqësim të barabartë me mazhorancën.


Ndërkohë, një tjetër çështje e pritshme në agjendën e Kuvendit është dhe zgjedhja e presidentit të Republikës. Të enjten Konferenca e Kryetarëve vendosi që më 19 prill, te zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori