LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prillt të vitit 2012, që në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Në seancat paraprake janë bërë hetime mbi makinat, të cilat dyshohet se i kanë përdorur vrasësit pas kryerjes së aktit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personat ekspertë të MPB-së thanë se në makinën “Vokswagen Passat” kanë gjetur ADN-në e Alil Demirit, Agim Ismailoviqit dhe Fajzi Azirit.


Në seancën e kaluar gjykatësi Ognen Stavrev, tha se akoma nuk ka përgjigje nga Kosova për ekstradimin e të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët ndodhen në arrati.

Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti nisi nga fillimi dhe akoma ndodhet në fazën e dëshmive.

Për vrasjen e pesëfishtë me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Ndërsa Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar shfuqizoi aktgjykimin dhe rastin e mori Prokuroria Speciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori