LAJMI I FUNDIT:

Sot do të nënshkruhet Kontrata e re kolektive e arsimit

Sot do të nënshkruhet Kontrata e re kolektive e arsimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, sot do të nënshkruajnë Kontratën e re kolektive të arsimit në Kosovë.

Me këtë Kontratë përcaktohen të drejta të posaçme dhe obligimet e të punësuarve në institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe atij universitar, të drejtat dhe obligimet e punëdhënësit, si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve nënshkruese. /Telegrafi/