Sot seancë plenare, debatohet për rritjen e çmimeve

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, ndërsa në rend dite janë disa projektligje dhe debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale.
Seanca do të nisë në orën 10:00.
Rendi i ditës:Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme, Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021, Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave. /Telegrafi/





















































