Sot rivarroset dëshmori Kapllan Ahmeti

Pas identifikimit të trupit të pa jetë të dëshmorit të kombit Kapllan Ahmeti, SHFD e UÇK-së në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Skenderajt, sot organizojnë ceremoninë e rivarrimit.
Rivarrimi i dëshmorit Kapllan Ahmeti bëhet në varrezat e dëshmorëve në fshatin Radishevë të Skenderajt.
Rivarrimi do të bëhet me të gjitha ceremonitë shtetërore. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































