LAJMI I FUNDIT:

Sot promovohet laboratori për mjedis jetësor

Sot promovohet laboratori për mjedis jetësor

Laborator për mjedis jetësor do të promovojë sot kompania Tehnolab. Nga kompani informojnë se bëhet fjalë për laborator të akredituar nga ana e Institutit për akreditim në pajtueshmëri me kërkesat e BE-së të theksuara në specifikimin për matje të emetimeve nga burime të stacionuara CEN 15675, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Për shkak se cilësia e ajrit që e thithim është pasojë e drejtëpërdrejtë e emetimeve për substanca ndotëse, hap i parë në drejtim të veprimit parandalues janë të dhëna cilësore dhe të sakta nga matjet e emetimeve në ajër. Krahas kësaj, matjet janë të domosdoshme për raportim të drejtë për gjendjet me cilësinë e ajrit dhe më shumë për planifikim të masave të cilat duhet të ndërmerren për përmirësim të gjendjeve. Edhe kontrolli i efikasitetit të masave të ndërmarra sërish realizohet përmes matjeve’, njoftojnë nga kompania. /Telegrafi/