Sot pritet përkeqësimi i motit

“Të reshurat pritet të vazhdojnë edhe ditën e nesërme. Të shtunën priten kthjellime, ndërsa të dielën do të ketë vranësira të pjesshme. Të dielën në mëngjes nëpër lugina dhe vise të ulëta mund të ketë mundësi që të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të sillen nga 1 gradë celsius deri në 6 gradë celsius, ndërsa ato maksimale, në fundjavë në Rrafshin e Kosovës, do të arrijnë deri në 10 gradë celsius, e në Dukagjin do të shkojnë mbi 10 gradë celsius. Në fillim të javës së ardhshme pritet sërish përkeqësim i motit dhe rënie e lehtë e temperaturave, si dhe mundësi edhe për të reshura të dobëta shiu dhe bore”, ka thënë Rugova për Telegrafin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/12/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate
















































