LAJMI I FUNDIT:

Sot përfundon punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”

Sot përfundon punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”

Sot, në orën 15:00, në Swiss Diamond Hotel, përfundon punimet Kongresi Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore, projekt i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi “KISCOMS”, që ka për qëllim stimulimin dhe ngritjen e vetëdijes dhe interesimit të studentëve dhe profesionistëve të rinj të shkencave mjekësore, mbi rëndësinë e punës, projekteve e hulumtimeve shkencore.

Me këtë rast, komiteti shkencor do të shpallë edhe fituesit e punimeve-prezantimeve më të mira. Tashmë traditë në kongresin e KISCOMS-it është bërë që autori i punimit më të mirë, të jetë President i kongresit të radhës. Po ashtu, do të shpallet edhe Ҫmimi i publikut.

Kongresi po mbahet në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Kolegjin Universi, Akademinë Italiane të Nutricionit dhe Dietologjisë dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.


Në kongresin e 6-të, dje dhe sot do të prezantohen mbi 60 punime shkencore, ndërsa pjesëmarrës aktiv dhe pasiv janë rreth 550 studentë dhe profesionistë të shkencave mjekësore.

kiscoms 1

kiscoms 2

kiscoms 3

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori