Sot në Shkup shënohet ''Dita e Arsimit Financiar''

50:"Euro Bills Currency Dollar Bill Seem Money Finance 37:"http://maxpixel.freegreatpicture.com/
Nën organizimin e Trupit Koordinues për institucionet rregullatore për arsimim financiar në Maqedoni, sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të shënohet ''Dita e arsimit financiar'', përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, qëllimi i këtij aktiviteti është kontributi drejt forcimit të vetëdijes së përgjithshme për atë se sa është nevoja e arsimimit financiar dhe cilat janë përfitimet nga njohuritë e këtilla.
Përndryshe, ky trup koordinues është i përbërë nga Banka Popullore e Maqedonisë, Ministria e Financave, Agjencia për pengimin e korrupsionit, Komisioni për Letra me Vlerë dhe Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit të financave Kapitale Pensionale./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals







































