Sot mot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e diele) parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë celsius. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































